Home » Vendosja e gurthemelit të urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk është vetëm një fillim, por edhe një test për të gjithë ne.

Vendosja e gurthemelit të urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk është vetëm një fillim, por edhe një test për të gjithë ne.

nga World Ks

Shkruan Albena Reshitaj

Vendosja e gurthemelit të urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk është vetëm një fillim, por edhe një test për të gjithë ne.

Është një provë nëse jemi të gatshëm t’i hapim rrugë të ardhmes, apo do të mbetemi peng i frikërave të së kaluarës, i lojërave të fshehta dhe interesave që kurrë nuk e kanë dashur bashkimin tonë të brendshëm.

Ndërtimi i urave gjithmonë ka qenë dhe duhet të jetë simbol i bashkimit, i lirisë së lëvizjes dhe i jetës normale.

Ata që dikur, nga frika ose mungesa e guximit politik, ndihmuan në ngritjen e murit të ndarjes, sot po kundërshtojnë ndërtimin e urave që na bashkojnë.

Por ndoshta, për herë të parë, po shihet qartë: kush e ka penguar bashkimin, kush e ka trembur normalitetin, kush ka folur për paqe nga jashtë, ndërsa brenda ka kultivuar ndasi.

Urat nuk janë thjesht konstruksione betoni.

Ato janë prova.

Prova e vullnetit politik.

Prova e kurajos për të ecur përpara.

Prova e gatishmërisë për të zgjedhur ndërtimin mbi frikën, jetën mbi stagnimin, bashkëjetesën mbi izolimin.

Ajo që i është servirur popullit tonë nga jashtë, shpesh ka qenë në kundërshtim të plotë me atë që i është gatuar brenda.

Sot është koha për të zgjedhur anën e duhur të historisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment