Home » (variant i poezisë origjinale)Te “Time”

(variant i poezisë origjinale)Te “Time”

nga World Ks

M’ka marrë malli për “Time”

Te “Time”😍

(variant i poezisë origjinale)

M’ka marrë malli për “Time”

Për ty që s’më pret më,

Për buzët që s’pjekin më buzët e mia,

Për aromën që s’ndalet në ajër.

M’ka marrë malli…

E di, ti s’ke ndjenja,

Po unë kam mall,

Kam dëshirë,

Me t’ardhë prapë atje ku vija,

Me t’pi në një gllënjkë

Dhe me u zgju në dritën tënde.

Se aty fillonte dita,

Mes njerëzve që qeshin,

Mes uratave të heshtura

Në sabah e në aksham,

Moj kafja me filxhan…

( kjo është mënyra e thashethemeve të mia mengjesore🤪)

Covid2020

Foto korrik 2025🌟

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment