Shkruan : Mirsime Haxhiu
Guxoj
Unë guxoj kur të tjerët heshtin,
kur frika u mbyll buzët dhe u
rëndon shpinën, frika s’ka tokë
tek unë, sepse kjo tokë është e
Zotit, dhe para tij jemi të gjithë
të barabartë.
Askush mbi mua, askush nën
mua, veç njeriut që kërkon dinjitet
në dritën e së vërtetës.
Guxoj të pyes kur të tjerët ulin
kokën, kur rrezet e padukshme
na prekin trupin çdo ditë pa pyetur,
pa leje.
Nuk kërkoj kaos, nuk kërkoj dhunë,
kërkoj maturi, kërkoj drejtësi, sepse
çdo kontroll i panevojshëm është
plagë mbi liri, dhe çdo heshtje është
pranim i padrejtësisë, mjaft helm po
thithim çdo ditë, nga buka, nga ajri,
nga frika që na ushqejnë si të ishte ligj.
Unë flas jo kundër shtetit, jo kundër
njeriut, por për njeriun që duhet ketë guxim
Dhe të flasë pa frikë, sepse fjala e lirë është
guxim dhe guximi është drejtësia e vetme që
njeh bota, këtë të drejtë nuk ma fal askush,
ma garanton njeriu,ma mbron e vërteta,
na bekon Zoti dhe për sa kohë flas,
jam e lirë.
