Home » Trëndafili dhe njeriu!

Trëndafili dhe njeriu!

nga World Ks

Një trëndafil i kuq,lulëzoi.

Në një cep të errët,në anë

të një kopshti.

Vëndin,nuk e zgjodhi.

Por aty u rrit,gonxhe lëshoi

dhe petale të mëndafshtë.

Kalimtarëve,aromë ju dhuronte.

Aty ku qe,dukej pak.

Të paktë ata që qëndronin,

ta shikonin bukurinë tij.

Dikush pëshpëriti…

” Sa bukuri,çfarë aromë,dhe ty

gjethet,të mbulojnë shkëlqimin.

Këto fjalë,një plakë e urtë dëgjoi,

me flokë të bardhë,kopshti

ishte i saj.

” Dëgjo mor bir:Nëse do të qe në

sipërfaqe,do ta këpuste një dorë.

Kështu ndodh dhe me njerëzit.

Kur janë në errësirë,

askush,nuk i sheh.

Por nëse arrijnë lart,

do të gjendet gjithmonë dikush, të mundohet

krahët ti presë!!

Çerazela Kondi,23 Janar,2026,Athinë!!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment