Nga Shkrimtari Shefqet Dibrani
së Heroit të Kosovës, Afrim Zhitia)
Përballë Obeliskut tënd,
qëndrimi është akt i kujtesës.
Ishin aty shokë e bashkëluftëtarë,
përfaqësues të kombit dhe qytetarë të shumtë.
Kjo më jep besim –
se si komb, po mësojmë të nderojmë heronjtë tanë.
Sepse ti, Afrim Zhitia,
je histori e gjallë e lirisë që jetojmë sot.
Kujtesa për ty s’është vetëm nderim,
është nevojë, domosdoshmëri.
Duhet të përkulemi para emrit tënd
sa herë rruga na shpie drejt vendlindjes sate –
nëse vërtet duam t’i shërbejmë paqes e ardhmërisë.
Nën moton: “Kujtesa është mosharresë”,
ti nuk do të harrohesh kurrë.
Sot, akademia në vendlindjen tënde
mbledhi qindra qytetarë
për të të kujtuar, për të të nderuar.
Gjuha formale shpesh tingëllon e zbrazët,
epitetet s’të duhen
siç s’të duhen as ata që dje s’ishin,
por sot vetquhen shokë.
Por mos u trazofsh, Heroi im,
sepse heroizmi yt i kapërcen epokat,
formalisht apo jo
ai qëndron, i paepur.
Sot në Llugë të Llapit,
bashkëfshatarët dhe qytetarë të panumërt
u mblodhën, jo rastësisht,
për të ndier praninë tënde,
me zemër, me sy, me trup.
Shtatorja Yte Vëlla
Ishte sikur të shihja sërish Afrimin
si atëherë kur të takoja rrugës për në Prishtinë.
Shumë fjalime u thanë, shumë lëvdata u bënë
por heroizmi yt qëndron mbi çdo fjalë!
Pllaka me emrin tënd është më shumë se gur:
është kujtim përjetësie,
është amanet i lavdisë sate.
Dhe të gjithë ishin njëzëri:
nderimi për Afrim Zhitinë
nuk është vetëm lavdi,
është detyrim.
Për lirinë që ti dhe shokët e tu na dhuruat.
Sot, Heroi ynë,
lavdia jote qëndron e fortë,
ashtu siç qëndron sakrifica jote
mbi këtë tokë, për këtë Atdhe.
Thirrjet për luftë kanë heshtur,
ka ardhur koha për thirrjet e paqes së qëndrueshme,
paqes që brezat do ta gëzojnë
falë gjakut tënd e gjakut të të gjithë heronjve tanë.
Heroi Ynë,
Heroi i Kosovës,
Afrim Zhitia.
Llugë e Llapit, 19 shtator 2025.
Sh. Dinbrani