Home » Takimi i Kryeministrit Kurti me Presidenten Vjosa Osmani

Takimi i Kryeministrit Kurti me Presidenten Vjosa Osmani

nga World Ks

Diskutuam gjerë e gjatë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës në dritën e Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Afatet po rrjedhin. Në javën e fundit të korrikut duhet që ta konstituojmë legjislaturën e nëntë. Do të bëjmë çmos që në frymën e bashkëpunimit, me konsultime të dendura dhe konstruktive dhe gjithashtu me idenë e konsensusit apo kompromisit ta realizojmë këtë gjë, në mënyrë që më pastaj të kalojmë te formimi i qeverisë së re që i përgjigjet kuvendit të ri të Republikës.

Znj. Presidente gjatë ditës do të ketë takime edhe me përfaqësues të partive tjera politike dhe mbase në fund mund të shohim se a kemi bërë përparim, sa kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm një përparim i tillë. Le t’i japim shansin edhe takimeve tjera deri në fund për të parë se cili është progresi për të cilin jemi të interesuar të gjithë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment