Home » Shqiponja Baçi, gruaja pa të cilën unë ndoshta s’do të kisha shkruar asnjë libër.

Shqiponja Baçi, gruaja pa të cilën unë ndoshta s’do të kisha shkruar asnjë libër.

nga World Ks

Shqiponja Baçi, gruaja pa të cilën unë ndoshta s’do të kisha shkruar asnjë libër.

Dhe ja ku jemi, 35 vite pas, mësuesja dhe nxënsja në një vendtakim të paimagjinushëm. Nga klasa e vogël e gjimnazit Çajupi, përfunduam këtu në sallën Boylston të Harvardit!

Një mori kujtimesh dhe ndjesish vërshonin mbi mua teksa ajo fliste për Armenidën 15 vjeçare, e më pas për ribashkimin tonë në Boston në 2018, si unë e gjeta atë pas 23 vitesh shkëputje pas imigrimit tim në Kanada, por dhe të sajit një vit më pas.

“Më gjete? Pas kaq vitesh?”-tha ajo kur unë pa e menduar dy here i hipa avjonit nga Vankuveri për në Boston. Une kisha plot 23 vite që e kërkoja nëpër Europe ne fakt, duke menduar se dr. Genta Baçi, e bija është punësuar diku në Europë si shumë mjekë Shqiptar. Rastesisht zgjerova një ditë fushën e kërkimit dhe nuk u besova syve: ishim në të njejtin kontinent por skaje të ndryshme.

” Me gjete” në fakt gjeta vetveten e humbur. Takimi me të më shkundi nga mosbesimi në vetvete dhe varferia shpirterore ku kisha rënë dhe një pas një erdhën librat, gjer te ky që do të më sillte këtu, në Harvard.

“Armenid je në Harvard” më tha teksa u rreshtuam për foton. Papritur kuptova gjithçka, pse u ndodha aty. Ishte koha e të korrurave qê ajo mbolli me aq shumë përkushtim dhe dashuri.

Aq pranë vendit ku ajo, një erutide e vërtetëte, besimtare e devotshme dhe patjetër vleruese e Nolit, banon. “Harvest time in Harvard” me tha qart ai zë i brendshëm që më tërhoqi me besim në tërë këtë rrugëtim që nisi me pranimin e librit në bibliotekën e Harvardit, fill pas botimit, maj 2025.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment