Shaban Krasniqi si i ri filloi të mirret me forklor nga dashuria për folklorin porë edhe si tradit familiare sepse ishte djali më i vogli i këngtarit dhe shahirit Hashim Krasniqi .
Shabani filloi në dasma me Babain e ti dhe me Vllëzër dhe si i ri e zotronte qiftelin për mrekulli si një talent i pa shoq dhe duke ju ra ne sy dashamirve të folklorit Shoqria kulturo artistike Bajram Curri në prishtinë shprehu interesin për ta pasur Shabanin në orkestrin e tyre.
Falë aftësive të ti , interesimi për kë talent sa vinte dhe u rrite dhe secila shoqëri kulturo artistike kishte dëshir ta merrte Shaban Krasniqin në mesin e vetë.
Po në kët kohë një emër i njohur për opinionin Fadil Islami kishte formuar një shoqëri kulturo artistike në organizaten ku punonte në Higjeno Tekniken e atëhershme e që tani mban emrin Pastrimi , Fadili pa menduar shkoi dhe e mori Shaban Krasniqin ta udhëheq kë shoqri kulturo artistike “R I N I A ” .
Tani shabani po i tregonte aftësit e veta me një grup instrumentalistash krejtësisht të rinjë në moshë , Disiplina dhe vullneti i tyre shumë shpejt arriten të njifet si orkestra më e mirë e asaj kohe.
Kjo shoqri kulturo artistike R I N I A mbahet men me Turnet e saja më të mdha në atë kohë me artist tani më të njohur të estrades siq ishte Nazmie Hoxha, Nazife Bunjaku, Merita Bunjaku, Vjollca Buqaj, Bege Gashi , Ilir Shaqiri , Gani Zeneli , Muharrem Duraku , Teuta Gerbovci , motrat Shefqete e Shyhrete Gosalci Humoristi i te gjitha kohrave Mixha Ram Fitim Domi e shumë e shumë të tjerë.