Sa here jeta,
Me perplasi fort,
Sa here buzen kafshoja,
Nga dhimja,
Sa here netet me lot,
Ne sy i kaloja,
Sa here bija bota,
Ishte e eger…
Sa here jane munduar,
Te me ulnin,
Sa here donin te me perulnin,
Sa here rrezohesha,
Ne toke e vrare shpirterisht,
Sa here me vete thoja,
A do mundem tja dale,
Dot nje dite?
Sa here luftoja dhe perfytesha,
Me dallget e jetes,
Qaja, pushoja, dhe ngrihesha
Perseri…
Sa here lendohesha,
Dhe arrija fundin…
Sa e sa here njerezit,
Nuk me kuptonin,
Sa here jam gdhire e pa ngrene,
Sa here urine e ndjeja,
Dhe nuk beja ze…
Sa here sa here dhimbjet e mia,
Skishin fund…
Ne koridoret e spitaleve,
Lotin kaperdija rende,
Sa here o jete me godite,
Sa here, sa here, sa here.,
Po nuk me perkule asnjehere,
U ngrita dhe fshija lotet e vetme,
Ne boten e ndyre,
Mes ujerve dhe cakenjeve,
Qe nuk ngopeshim te me shikonin,
Te renuar…
Sa here thosha nuk mundem,
Nuk mundem nuk mundem,
Por u ngrita mes dhimbjesh,
Dhe lotesh,
Per te jetuar jeten dyfish…
Sa here….
Mimoza Lazaj
