Nuk i kuptoj shumicën e femrave që mezi presin që i dashuri, i fejuari apo burri i tyre t’u rezervojë një darkë në ndonjë ambient romantik jashtë – ndërkohë që dashuria e vërtetë ndodhet në shtëpi, aty ku gruaja që ke zgjedhur për jetën kujdeset me dashuri për përgatitjen e ushqimit.
Sa bukur do të ishte të darkonin në tryezën e shtëpisë, të mbushur me dashuri e lumturi, në melodinë e buzëqeshjes. Sa më bukur do të ishte që, në vend se të paguajë kamarierin, ai t’i puthte duart asaj – si shenjë falënderimi për gjithçka që ajo bën, që nga mëngjesi deri në momentin kur ai kthehet nga puna dhe e ndjen veten krenar për gruan që ka në krah, gruan që do të bëhet nënë e fëmijëve të tij.
Sa bukur do të ishte që për secilën prej nesh, në radhë të parë, të ishte familja – e jo reklamat në rrjetet sociale.
Dalinë Arifi