Home » Rrënjët e forcës nga e madhja Adifete Shiti

Rrënjët e forcës nga e madhja Adifete Shiti

nga World Ks

Rrënjët e forcës

U njoha me jetën,

kur dallova të mirën nga e keqja,

kur kuptova se çdo dritë

ka edhe hijen e saj.

Në hapat e parë u zvarrita,

kapesha pas degëve,

derisa arrita tek lisi i madh,

me rrënjët e thella të forcës

dhe frutat e bollëkut.

Mësova se asgjë s’vjen lehtë,

se lehtësia është iluzion.

Jeta është mal i lartë,

det i trazuar,

oqean pa fund.

Duhet të jesh zog shtegtar,

të çash erërat,

të fluturosh larg

për të prekur horizontin e ëndrrave.

Jo për të qenë thjesht emër,

as për të dukur si dikushi,

por për të qenë dritë për të tjerët,

dhe qëllim i madh për vetveten.

Adifete Shiti ©

Shtator,2025

Dardani 🇽🇰

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment