Shkruan Kimete Berisha
Tra La La. ..
1. Portalet që ‘shokut të tyre’ dje ia mbajtën fshehtë dhunën ndaj të dashurës së tij, sot flasin dhe shkruajnë kundër Komisionit të fshehtë për votimin e kryetarit të Kuvendit. – Flasin për moral.
2. Aq i cekët dhe dykuptimësh është Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për bllokadën e Kuvendit,
sa që ai Vendim interpretohet si ‘Libër e ëndrrave islame’.
3. Nëse sheh ëndërr që ndjen frikë – do të thotë që në zhgjëndërr do të jesh i sigurt.
– Nëse sheh ëndërr që të zuri Kijameti – të
pret një fillim i Ri..
– …veç nëse e sheh ëndërr Zotin – shkon ‘pa – pa’! .
4. Vendimi duhet të jetë i qartë:
– Po. Bën.
– Jo. S’bën.
– Prandaj shqiptarët nuk lexojnë, sepse autorët fshehen në togfjalëshe të lira, në fjalë të tepërta, në simbolika të kota dhe në përgjigje dykuptimëshe.
5. Opozita me kauzën e tyre të mjerë kanë këmbëngulur kundër Albulena Haxhiut,
thuajse ajo është kriminele.
– Ajo nuk e meriton këtë refuzim në nivel kombëtar.
Atyre që e refuzojnë, Albulena Haxhiu ‘për të keq’ nuk u afrohet as deri te zogu i këmbëve.
– Motivi i tyre është amoral dhe tmerrësisht apolitik.
– Opozita ia lejojnë vetes të këmbëngulin kundër Albulena Haxhiut, por nuk ia lejojnë Albin Kurtit…
nga ai presin që të zbutet, të heq dorë nga njerëzit e tij për hatër të kundërshtarëve.
– Është kërkesë absurde, nuk mund të ndodh.
– Nëse Albin Kurti heq dorë nga njerëzit e tij, domethënë ia realizon dëshirat opozitës, që do të ishte gabim qesharak i një fituesi të dëshpëruar!
6. LDK sot tha se ata vazhdimisht kanë votuar kundër Albulenës.
– Pra, LDK gënjeu publikisht, sepse LDK s’ka votuar fare, si Lista Serbe.
– Aq mirë e njohin Kushtetutën, sa Lumir Abdixhiku ka kujtuar që bën të mos votohet….
e që vet e ka shkelur Kushtetutën duke mos votuar fare, s’ka gajle.
– Ky zgjedh vet se kush mund ta shkelë Kushtetutën.
7. Memli Krasniqi sot ka kërkuar prap një grua tjetër të Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit.
– Ju ka tekë.
– Anipse askund në Vendim
nuk shkruan se ‘s’bën votim i fshehur’, ai vazhdon në botën e vet.
– Tha se Avni Dehari po keqpërdoret nga Albin Kurti.
– Eh, kur ka ditur Avni Dehari të jetë ‘mangup’, ne s’kemi qenë as të lindur…!
Po, mbylle atë gojë.
P.S. Prap do të votohet më së shumti Albin Kurti.
Sepse komplet ‘e kaluara’ është bërë bashkë kundër tij!
– E ne, ndjehemi fatkqinj’ për shkak të së kaluarës, jo për shkak të së tashmes.
– Me apo pa të drejtë, s’ka rëndësi, dhembja nuk të jep afat, pa të gjykuar, menjëherë të shpall fajtor.
– Dikush ka faj…për trishtimin tonë.
Dhe faj ka e kaluara milionere që sot zbret nga lagjet luksoze në Kuvend kundër ‘politikanit më të varfër dhe më të votuar shqiptar’.
– Albin Kurti mund të jetë më i pandershmi nga të gjithë, por nuk po duket i tillë.
Duhet të duket i pandershëm.
Bëjeni që të duket…
– Prandaj, keni shumë punë për ta bërë që
të duket më i keq se Ju.
– Deri tani opozitës fjalët nuk i kanë ndihmuar, jam e sigurt se heshtja e tyre do të fliste më shumë.