Nga : Mirsime Haxhiu
Kur populli zgjohet në një zë,
me ngjyra të ndryshme, por një shpresë,
shije që s’janë njësoj në fjalë,
por zemra rreh njësoj për mall.
Le të mos na ndajë politika,
se populli s’është parti as skemë,
ajo le të jetë frymë e dritë,
jo mur ndarës, jo plagë, jo helm.
Le të ketë fe e bindje plot,
rrugë të ndryshme drejt të njëjtit qiell,
respekti le të jetë ligj,
urrejtja të mos gjejë më strehë kurrë.
Se s’jemi bërë për nënçmim,
as për fjalë që lëndojnë shpirtin,
paqja lind kur kuptohemi,
kur dashuria bëhet ritëm.
Le të ketë bota lakmi e zë,
ne dimë kush jemi, ç’vlerë mbajmë,
popull i bukur, mendje e fortë,
shqiptarë një zemër, një ajër, një flamur.
Shumë dashuri për të gjithë ata
që e duan njeriun para ndasive,
për shqiptarët dashamirës,
që zgjedhin dritën, jo përçarjet.
