Home » PËRTEJ VETES

PËRTEJ VETES

nga World Ks

Nga : Ferdane F, Sahiti

Dashnia asht si era që malin e ban t’gjallë

Nuk pyet “a je gati?”, e as “a m’ban ballë?”

Pemët me rranjë t’forta me erën vallëzojnë

ato me rranjë të dobëta, të rrëzueme përfundojnë

Dashnia asht si uji që buron n’gur t’thatë,

Edhe po s’u pi, pareshtun rrjedh ditë e natë

Pa pritshmëni, pa kthim, pa kushte gjallnon

Si nana që dhuron, pa pyet nëse fëmija e meriton.

Dashnia

Asnji dashunues s’e poshtnon tue i thanë “jo!”

Ajo s’ka “të lutem!”, “m’fal!”, “a ke kohë?”

Këto janë fjalë për të mirësjellshmit

e jo për të ndjeshmit

Ajo s’asht e jotja, e as e jemja

Atë s’e ze toka e qiejt, atë e ze veç zemra

 Ajo t’ban me udhëtue përtej vetes për me gjetë veten

Me i kalue mendimet e me takue zemrën

Tue kenë përtej gëzimit, përtej dhembjes, përtej vdekjes

Bahesh vetë jeta, e jo pjesë e jetës

Dhe gjallnon përtej të sotmes dhe të djeshmes

Dhe përtej vetë të përtejshmes…

E kur dhe ku mund të na jepet ky rast?

Tani, në këtë çast.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment