Home » PDK, LDK, AAK,abstenim për Listën Serbe.

PDK, LDK, AAK,abstenim për Listën Serbe.

nga World Ks

Në vend që të jenë kundër, në vend që të mbajnë qëndrim të qartë ndaj instrumentit politik të Vuçiqit dhe Radoiçiqit në Kosovë, ata fshehen pas fjalës abstenim,Pse?

Sepse është pozë, jo qëndrim. Është kalkulim politik, jo përgjegjësi.

Abstenimi këtu nuk është neutralitet ,është normalizim i një strukture që hapur funksionon si zgjatim i Beogradit, që e ka udhëhequr dhunën, frikësimin dhe destabilizimin në veri.

Duke mos thënë jo, këto parti praktikisht po i hapin derën një organizate që nuk e njeh shtetin e Kosovës, por e përdor sistemin e saj për ta minuar.

PDK, LDK, AAK duan të mbajnë duart të pastra, pa marrë barrën e përballjes. Por ky është veç servilizëm politik,për t’i lënë hapësirë vetes nesër, që të thonë “ne nuk e certifikuam, veç abstenuam,E në realitet, është njësoj sikur të mos kesh guxim të thuash jo ndaj një strukture të kriminalizuar.

Në fund: abstenimi është oportunizëm. Është frikë për të humbur vota.

Është llogari e ftohtë politike, ndërkohë që vendi përballet me instrumente të Vuçiqit që e testojnë çdo ditë sovranitetin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment