Home » PARODI PËR ZUZARIN

PARODI PËR ZUZARIN

nga World Ks

Zuzari tregoi se kujt i falet jeta

Dhe pëshpëriste për disa adete të vjetra

Atëherë kur serbët i kishte vëllazëri

Ky zuzar u tret nëpër Sërbi

Kur Kosova kishte ditë të vështira

Flitej se zuzari u kthye përseri

Dhe e premte qëlloj ajo ditë

Në barakë i zgurdulloi sytë

Kishte përvojën në administratë

Flitej për në Spitalin e Ngratë

Kur i damkoste të shëndoshët

Dhe të sëmurët i katranste…

Ky zuzar është kokrra e trimit

Gjithë të ligat ia bëri Vegimit

Dhe gjithnjë më fliste mua

Ndërronte gëzofin për tu kamufluar

Herë me mjekërr herë pa të

Nuk la të zezë në këtë vend pa bërë

Herë në pasqyrë, më shumë prapa saj

Shkojë në Haxh, pastaj u bë Š(h)umar

Çdo ditë pune në foltore

Na është bërë defetaore

Herë me çallme herë me shami

Kob e mort atdheut të tij

Në hydbe pranë televiziorit

Çallma e tij përtej Stambollit

Shqipërisë i thotë Arnauti

E bënë Kosovën Shumadi…

Ky zuzar mësues universiteti

Nasihat i jep miletit

Nuk l’shon pé se ka mision

Fé e komb i bëri lëmsh

Lëmsh i zi si fytyra e tij

Na shkruan bejte e lahi

Herë për fall e herë inxhi

Nuk i ndalet turri atij

Lutet ditën në falëtore

Dhe të shtunën bënë pazër

Vjen e diela i hap trishtim

Mendja i shkon në një pikëllim

Datë e kobit 13 qershori

Në Paris u godit horri

Se veç me gjuhë na përkiste Ne

Kur ra mbi tokë thërriste o lele

Veprat tua janë ato të horrit

Në Beograd ta bëjmë vorrin

Veç atje mundesh me u prehë

Pasi në Dardani s’të ka mbetur strehë

St. Gallen, 28.09.2024.

Shefqet DIBRAN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment