Home » Para 36 vjetëve, në ballafaqim të drejtpërdrejt me forcat armike të Jugosllavisë e të Serbisë okupatore, ranë heroikisht, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. Që të dy ishin shumë të rinj, por edhe shumë të pjekur.

Para 36 vjetëve, në ballafaqim të drejtpërdrejt me forcat armike të Jugosllavisë e të Serbisë okupatore, ranë heroikisht, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. Që të dy ishin shumë të rinj, por edhe shumë të pjekur.

nga World Ks

Para 36 vjetëve, në ballafaqim të drejtpërdrejt me forcat armike të Jugosllavisë e të Serbisë okupatore, ranë heroikisht, Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia. Që të dy ishin shumë të rinj, por edhe shumë të pjekur. Fahriu ishte 26 vjeç, ndërkaq Afrimi ishte 24 vjeç.

Rënia e tyre zgjoi ndërgjegjen kombëtare dhe sensibilizoi opinionin publik ndërkombëtar i cili e kuptoi se në Kosovë ka një popull që nuk nënshtrohet dhe që do të rezistojë deri në lirinë për veten e tij.

Rënia heroike e Afrimit dhe Fahriut, i ngjanë aq shumë rënies heroike 5 vjet më parë të Rexhep Malës e të Nuhi Berishës. Fahriu e Afrimi në “Breg të Diellit”, ndërkaq, Rexhepi e Nuhiu në “Kodër të Trimave”. Që të dy, luftuan deri në fund.

Më 2 nëntor të vitit 1989 në bllokun e III-të, në hyrjen e III-të, aty ku e kishin bazën e tyre ilegale, Fahriu e Afrimi luftuan për më shumë se 6 orë, që kjo tregon se çfarë luftëtarësh të paepur kanë qenë ata. Ata kishin prej kujt të mësonin: prej gjithë atyre heronjve, dëshmorëve, luftëtarëve të rilindjes sonë kombëtare e deri pra te Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Në anën tjetër, ata vetë i paraprinë heronjve e dëshmorëve që do të vijnë pas tyre: prej Zahir Pajazitit e Ilir Konushevcit deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës me mbi 2 mijë dëshmorë të kombit.

Jeta, vepra, rënia, konteksti politik shoqëror i rënies heroike të Afrimit e të Fahriut, ka nevojë që të studiohet edhe më shumë nga historianët, sociologët dhe shkencëtarët në Kosovë, sepse liria e brezave të ardhshëm varet se sa mirë e mësojmë dhe e përvetësojmë jetën edhe veprën e atyre, të cilët bënë gjithçka për lirinë e popullit shqiptar.

Lavdi Afrimit e Fazliut dhe gjithë dëshmorëve të kombit tonë!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment