Sot paradite kafen po e pija me nanen
E shihja ne sy ishin po ata sy boj qielli
I embel shikimi i saj plot dashni
Më mbushën me jetë, syt e nanës tem
Po pinim kafe e po e vështroja
Rrudhat qëndisur n’ftyrën e saj
Engjull në tokën e Zotit
Po ia numroj një nga një rrudhat
E po kuptoja sa shumë nana ishte plak
Po dashnia e saj ndaj meje ishte e re hala
Vit e vite paskan ikur moj nanë
Veç sot, sot e kuptova mundin tand
E kishin ranu fort hekat e merzit
Se jeta e saj kishte kalu skamjen n’skajshmëri
Po kurrë s’na mungoj gja.
Eh, nana paska qene pasunia ime e vetme
E Zoti m’paskan dhanë dhuratën ma t’madhe,
Se m’la me u kujdes për ta, e syt e saj blu
Nana kish ru edhe fustanin e saj per mu
E vesha e mu duk pesh e ran fort
Se nuk isha m’su jetën e saj me jetu
Krejt ikën veç dashninë e nanës e kam k’tu
N’konakun e zemnës saj copza jete kishte ru
Dalinë