“Sigurisht se ka pakënaqësi të thella brenda LDK-së, dhe kjo gjë është evidente. Abdixhiku ka gabuar duke bërë pjesë të strukturave në kryesi njerëz të regjimit të Isa Mustafës që gjë i ka kushtuar shumë në zgjedhjet e kaluara. Kjo gjë po vazhdon ende t’i kushtojë dhe për më tepër që brenda klanit të Isës ka bërë dallime, disa i ka favorizuar e disa jo dhe ata që sjanë përfillur sa duhet po ngrehin kokën tani. Ka favorizime brenda LDK dhe jo një linjë të drejtë për tq qenë të njëjtë me të gjithë, fatkeqësisht kjo gjë po i kushton shumë z. Abdixhiku”, vlerëson Mehmeti.
Klani i Isa Mustafës është ‘rebeluar’ pasi nuk do të jetë jashtë Kuvendit, ndërsa ata që kanë shkatërruar këtë parti si Lutfi Haziri vazhdojnë të jenë në krye të LDK-së.
“Ky është vetëm fillimi me një pjesë të madhe të atyre që nuk janë zgjedhur deputetë e që mund të largohen nga partia. Edhe formula për të votuar deri në 10 kandidatë ka krijuar pakënaqësi të madhe, me shumë mundësi janë bërë vjedhje brenda partive të kandidatëve për deputetë, e në këtë rast brenda LDK. Gjithsesi, po shihet se klani Isës ka ngrit kokën, janë të rrebeluar që po mbesin disa jashtë kuvendit. Fatkeqësisht disa që e kanë shkatërruar LDK, si Lutfi Haziri janë në krye të partisë.