Home » Një Prishtinë pa ty

Një Prishtinë pa ty

nga World Ks

Një Prishtinë pa ty

S’e desha kurrë një Prishtinë pa ty —

ti ishe lumi që i mungonte brigjeve të saj,

Jehona që i jepte zemër bulevardit,

buzëqeshja që ngjallte gurët e sheshit të tharë.

E unë të doja… pafundësisht,

Si qielli që s’e mbaron kurrë mbrëmjen.

Një Prishtinë pa ty — shpirt i mbyllur në kafaz,

bohem i humbur në rrugicat e vjetra,

ku çdo hap më kujton mungesën tënd

Dalinë Arifi

Prishtinë, 2025

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment