Babë, sa e sa herë jeni zgju n’mes t’natës Udhë t’mbarë me m’uru
Lotët rrjedhshin njani mbas tjetrit nanën tu e përqafu
eh, brenda vetës gjithë këtë dhimbtë t’u e duru kur i shiqoj sytë e nanës t’përvlueme
nga malli për mu e përqafoj fort që erën e saj me vete me marrë
erë që me asnji parfum t’botës s’e kisha ndrru
Gur mbi gur kam shkel e këtu jam burrnu n’këtë tokë t’artë
kam kesh e kam kja thembrat këtu m’janë forcu
Çdo lot që m’del në prag t’kësaj toke dashni,
dhimbje e shumë mall nga brenda m’asht grumbullu
loti im asht lutje Nanën prapë me përqafu.
Nanës prapë aromën me ia ndi
dhimbja e kurbetqatit asht britma e heshtjes ma të madhe që vret
pa meshirë shpresat e që shton shumë halle
Tu na mësu me lu dashtëm e s’dashtëm t’tana ato valle. FS
F.S
