Home » Në Burg, në Shëtitje e në Hënë!

Në Burg, në Shëtitje e në Hënë!

nga World Ks

Shkruan Kimete Berisha

1. Për tutën kurrë nuk ka pasur ilaç, por Presidentes Osmani i ka dalë ilaç nga frika prej Llabanit…

– Se tash, Ajo po e konsideron urgjencë shtetërore Vendimin ligjor të ‘kriminelit serb’ për konstituimin e Kuvendit, sepse edhe Llabani ‘i rrezikshëm për sigurinë kombëtare’

ka vendosur krah për krah me partizanët shqiptarë…

– Unë kam besuar gjithmonë në heroizmin e saj, dhe e kam ditur se ajo nuk di ç’është tuta, pra është tutë gabimisht sepse…

Vjosa nuk është frikësuar nga babai i saj kur ka punuar në Mbrojtjen Popullore të Jugosllavisë…

atëherë kur djemtë shqiptarë ktheheshin në arkivole nga shërbimet ushtarake…e po t’tutët nga një ‘hajn i cigarete Marlboro’!

2. Gjykata Kushtetuese po kalon nëpër një fazë luhatjesh emocionale.

– Duket ndjenjë e lehtë për t’u tejkaluar, kjo, por s’është:

ajo që deri dje për ta ka qenë ligjore, tani u duket joligjore…

gjithçka varet nga emocionet…

– Të dua, s’të dua…ky është Neni kryesor i shpirtit…

– Sipas burimeve të mia, Sami Lushtaku nuk e ka shkruar atë Aktgjykim.

– Mos m’u hidhëroni, ama kur i lexon emrat e këtyre gjyqtarëve të krijohet përshtypja …ndonjë grup ‘iranian’…

– E, përgjigjen e kanë përgatitur me simbole që e kundërshtojnë njëra-tjetrën, si Ylli që e përjashton-Hënën;

sepse ashtu siç ndjehen të palumtur dhe të pavendosur, ashtu edhe duket Vendimi i tyre,

i papjekur…emocionalisht.

3. E Hashim Thaçit ia kanë ndaluar 11 vizitorë.

– Pse bash 11-të…kur kanë mundur…100.

– Jo bash si tek ’11 minuta’ i Paulo Coelho…në një botë të udhëhequr nga apatia dhe indiferenca…

se personazhja e Coelho ka tjera gajle….

– Ata që janë ndaluar ta takojnë Hashim Thaçin në burgun e Hagës, do të ishte mirë edhe t’i burgosin, pasi që i kanë gjykuar pa gjyq.

– Pajtohem vetëm njërit që ia kanë ndaluar…, zotëri Ibrahim Çakalla, sepse çifti i tij të merr në qafë!

– Pse?

– Sepse flet pa pushim, anipse s’është as dijetar, as pleqnar, as filozof.

– Ai…ai

Është mashkull-ndjenjë…!

– Gjykata e Hagës është treguar e padrejtë sidomos ndaj vizitorëve që quhen ‘Milaim-a’, sepse krejt Milaima-t i kanë ndaluar ta vizitojnë Hashim Thaçin në burg.

– E Milaim do të thotë: ‘Ushqim i Hënës’!

4. Hëna duket e bukur por s’është e qetë:

e keni dëgjuar ju tingullin e saj të frikshëm, brtima e saj e shkatërron edhe tregimin më të bukur të dashurisë,…

…se sa më ‘përtesë’ e me protestë ekziston.

– Dëgjojeni Hënën:

Ajo ulërin më shumë se Dielli që digjet për Të!

5. Derisa Hashim Thaçi është në burg, korzo e Veriut të Mitrovicës u bë ‘bashkim-vëllazërim’…bash qysh s’ka pasur qejf Ai…

-….promenadë verë,

– në njërën anë këndon Dino Merlin:

‘Në këtë moshë, as dashuria më nuk është ngadhënjim’,

– e në anën tjetër Yll Limani i dezinformon të dashuruarit me vargun:

‘Sa më larg syve, më afër zemre’.

– Shqiptarë e serbë duke shetitur tok, të lumtur…

e mua më shumë më pëlqen Dino, përkundër faktit që jam patriote …

– Si para luftës.

6. E kam lënë për asgjë…se Gjithmonë kam pasur qejf ta heq nga fjalori fjalën ‘shëtitje’ sepse s’është normale të thuash ‘po shëtis’…’U ktheva nga shëtitja’!

– Vetëm shqiptarët shëtisin.

Ecjen tutje e tehu…anglisht nuk e gjen!

7. Mua Mitrovica më duket, si Dantes – Florence: ‘Mother of little Love’.

8. Hykmete Bajrami duket si tel i shpluar i rrymës, ndërsa sillet si pronare e fabrikës së keksave, që i mbron bizneset që janë mësuar të paguajnë rrymë badihava…

– Ajo dridhet kur flet për rrymë, emocionohet, sepse ende nuk ka qenë në Mitrovicën e Veriut, për ta parë se jo rryma ‘e Albin Kurtit’, por aty ka edhe policë shqiptarë…mbishkrime shqip, dyqane dhe restorante shqip…

– S’di çka u bë:

Edhe serbët shëtisin Jugut…

pra, është njëfarë qetësie e çuditshme…

sidomos për neve të Veriut që e kemi përjetuar luftën…duket…

qetësi e dyshimtë!

9. Unë isha duke ecur autoudhës, pasi që e lash veturën në servis, dhe meqë nuk më zihet vendi – vend dhe se e kisha harruar në banesë librin ‘Si të heshtësh’, dola të ‘ecë’ …

– Pasi që rrugës kishte motele, ndjehesha e ngushtuar, mos po ‘kujtojnë’ shqiptarët diçka keq për mua…

por u qetësova pasi m’u kujtua se meqenëse kisha veshur fustan të bardhë, mund të kujtonin që jam ‘pronare e moteleve’, e jo vizitore…

dhe ky mendim më qetësoi, paksa.

– Prej të gjithë shoferëve të automjeteve, shoferët e kamionëve më së shumti ua dinë kimetin femrave të bukura…

aq shumë e tërhoqa vëmendjen e kamionxhive, sa që u ndjeva si portret i kalendarëve vjetor të viteve të nëntëdhjeta në kamionët e tyre…

– Stina: Dimër, Unë: me fustan prej dëbore).

10. Disa burra po më lusin t’i zhbllokojë nga Facebook-u.

Ata po betohen se kurrë më nuk do të gabojnë, veç siç dua unë do të më komentojnë…

– Kërkesat e tyre jam duke i rishqyrtuar.

P.S. Nesër:

Dita e Re – Nafaka e Re!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment