Home » Mimoza Rexhvelaj : Duket si neutralitet, por në fakt është zgjedhje që të mos luftojnë për ty.

Mimoza Rexhvelaj : Duket si neutralitet, por në fakt është zgjedhje që të mos luftojnë për ty.

nga World Ks

Ka një qetësi të rrezikshme në njerëzit që nuk lëvizin një gisht për ty,që nuk të largojnë kurrë me fjalë, që nuk të thonë “ik”, nuk ta mbyllin derën, por nuk të japin asnjë arsyje për të qëndruar aty dhe pa e thënë hapur, të bëjnë të ndihesh i tepërt.

Duket si neutralitet, por në fakt është zgjedhje që të mos luftojnë për ty.

Në mendjen e tyre, ti tashmë je në prag të daljes nga skena…

Pritja në të tilla raste merr një formë të rreme. Dukët si durim, por në thelb është shtyrje e së pashmangshmes.

Ti qëndron, duke menduar se ndoshta diçka do ndryshojë, ndërsa përballë teje është një qetësi,që nuk ka ndërmend të thyhet.

Një gjë është e sigurtë, kur dikush nuk bënë asgjë për të të mbajtur,ai pret që ti të largohesh vet…

Në të tilla situata mos jua zgjat pritjen!

“Hasta la vista”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment