19
Mes resh të pangopura eci,
Re që udhë s’lëshojnë në qiell e as tokë,
Me një copëz diell brenda zemrës
Që dritë e frymë m’i jep çdo hap shpresës…
Ato nuk e dinë se unë kam ty,
Zërin që ma ruan gjithnjë qetësinë,
Sytë që s’më lë të bie në gracka
“Dhëmb për dhëmb” fjalëve të zbrazta…
Të humbura i kanë davatë, betejat
Që çastin kur gjeta dashurinë,
Nuk mund të luftohet kurrë me njerin
Që zjarrin e saj mban thellë në gji…
-ARMENIDA-
Shkurt 2026
