29
Të pijmë nga nji konjak
Të dehemi ngadalë të dy…
Nji gotë raki dhe verë të kuqe
Due me t’zhveshë ngadalë
Trupi yt t’bahet i imi
E me t’i ndi dridhjet e tij
Teksa unë t’puthë e prek me afsh- afshin e një gruaje.
Të dehemi bashkë mbi zjarrin e buzëve
të cilat i kam andrrue natë për natë.
Eh, sonte du me e jetu andrrën-
Me ndi çdo frymëmarrje tanden, çdo ofshamë të thellë…
E ngadalë të zhdergjemi poshtë trupave me ba dashni të papamë.
Trupi im mbi trupin twnd
Le t’mbarojë kjo natë tuj të njoftë ty
Tuj ta dashtë çdo pllambë trupi
Që më çmendi e brenda meje ndezi një zjarr.
Të dehemi e të bëjmë dashni
nëpër terrin e bukur të kësaj nate.
Dalinë Arifi
Tetor 2025