Home » Mbledhja e 251 e qeveris së Kosovës merr 24 vendime

Mbledhja e 251 e qeveris së Kosovës merr 24 vendime

nga World Ks

Në mbledhjen e 251-të u morren gjithsej 24 vendime. Ndër to ishin miratimi i disa nismave shumë të rëndësishme duke nisur nga ai për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunimin në Fushën e Mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për të vazhduar me nismat tjera për marrëveshje për:

– Transferimin e Personave të Dënuar, për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale dhe për Ekstradim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore;

– Shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar me Slloveninë;

– Zbatimin e prioritetit të Asistencës Teknike në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II me Shqipërinë dhe Malin e Zi në kuadër të IPA III.

Më tej, u miratuan Strategjinë për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar 2025-2030 dhe Planin e Veprimit 2025-2027, dhe aprovuam rregulloret për kushtet e bartjes së pronësisë së pronës publike dhe dhënies me qira të sendeve në pronësi publike dhe për mënyrën e mbajtjes së evidencës së sendeve të luajtshme dhe paluajtshme dhe regjistrimit të sendeve në pronësi publike.

Për zhvillim të mëtejmë të bujqësisë aprovuam dy koncept-dokumente, atë për: Bujqësi Organike dhe për Shëndetin e Bimëve.

Në fund, ndanë 1.3 milionë euro për realizimin e projekteve në fushën kundër korrupsionit, arsimit dhe kulturës, përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment