Home » Mbi 300 fidane mbillen në Kodrën e Cërnushes

Mbi 300 fidane mbillen në Kodrën e Cërnushes

nga World Ks

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, kryetari Faton Peci ka njoftuar për një aksion të rëndësishëm mjedisor të zhvilluar në Kodrën e Cërnushes.

Ai në bashkëpunim me Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, Agjencinë e Pyjeve të Kosovës dhe një numër të madh vullnetarësh, kane realizuar një aktivitet të mbjelljes së mbi 300 fidaneve.

Ky aksion synon rigjenerimin e një ekosistemi që ka pësuar dëme ndër vite si pasojë e zjarreve pyjore.

Peci theksoi se përmes mbjelljes së specieve autoktone synohet rikthimi i biodiversitetit dhe përmirësimi i funksioneve jetike të pyjeve.

Ai shtoi se ky është vetëm fillimi i një angazhimi më të gjerë, i cili do të vazhdojë me aksione të tjera të pyllëzimit dhe rehabilitimit në zona të ndryshme.

“Pyjet janë klimë, jetë dhe mbrojtje. Duhet t’i duam dhe t’i ruajmë ato,” ka përfunduar Peci

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment