Home » Lista Serbe nuk është krijuar nga Albin Kurti, por nga shtetndërtimi i opozitës së sotme

Lista Serbe nuk është krijuar nga Albin Kurti, por nga shtetndërtimi i opozitës së sotme

nga World Ks

Në çdo debat politik në Kosovë, kur flitet për ndikimin e Serbisë apo për situatën në veri, gishtat zakonisht drejtohen kah qeveria aktuale dhe veçanërisht kah kryeministri Albin Kurti. Por kjo është një mashtrim politik dhe një harrim i qëllimshëm i historisë së afërt.

E vërteta është kjo: jo Albin Kurti, por qeveritë e mëparshme – të njëjtat që sot janë në opozitë – janë përgjegjëse për krijimin dhe fuqizimin e infrastrukturës politike që e ka mbajtur Listën Serbe në pushtet për më shumë se një dekadë.

Falë decentralizimit të Lutfi Hazirit, Lista Serbe sundon në komunat serbe

Në vitet 2005–2008, gjatë procesit të decentralizimit të mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare dhe i udhëhequr nga Lutfi Haziri, atëherë ministër i Pushtetit Lokal, u krijuan komunat me shumicë serbe si Parteshi, Kllokoti, Ranillugu, Graçanica dhe të tjera. Qëllimi i deklaruar ishte integrimi i komunitetit serb në strukturat e Kosovës. Por pasojat reale kanë qenë të tjera.

Sot, më shumë se 15 vjet më vonë, është e qartë se kjo politikë i shërbeu vetëm Beogradit.

Sot, falë atij decentralizimi, Lista Serbe fiton 9 nga 10 komunat me shumicë serbe – pa balotazh.

Jo sepse qytetarët serbë nuk kanë alternativa, por sepse terreni politik është ndërtuar pikërisht për të favorizuar këtë strukturë, që nga fillimi.

Të thuash të vërtetën nuk është sulm, është detyrë.

Sot është bërë zakon të akuzohet Albin Kurti për çdo tension në veri, sikur ai e krijoi Listën Serbe apo e instaloi ndikimin e Serbisë në institucionet komunale.

Por realiteti është ndryshe: këto struktura janë produkt i marrëveshjeve të dikurshme, i planeve të decentralizimit, i kompromis-mjeteve që u shitën si sukses i integrimit por që në thelb instaluan ndikimin politik të Beogradit brenda sistemit të Kosovës.

Në vend që opozita të kërkojë llogari për këto vendime të së kaluarës, ajo sot përpiqet të zhvendosë fajin te qeveria aktuale – një lojë politike që nuk mashtron askënd që ka kujtesë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment