SHKRUAN BAHRI CANI
U bllokua Kuvendi, të paktën deri me 8 gusht. Por që tani dihet se këta deputetë do të futen në histori si dështakë.
Tani krejt varet nga Gjykata Kushtetuese. Por kush e ka fajin për këtë dështim?
LVV dhe kreu i saj Albin Kurti nuk arritën të sigurojnë 61 vota për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Dështuan në 54 seanca.
PDK si partia e dytë, dhe kreu i saj Kraqniqi, nuk kanë pranuar ftesë nga LVV për bashkëpunim. Ata kanë kërkuar koalicionin e opozitës, por pa sukses.
LDK u ftua disa herë por nuk pranoi të futet në koalicion me LVV. LDK dhe Abixhiku kanë rezerva edhe ndaj koalicionit të partive të deritnishme në opozitë dhe kërkojnë qeveri të unitetit. Këtë nuk e kanë pranuar të tjerët.

AAK dhe Haradinaj janë kritikët më të mëdhenj të Kurtit. Kjo parti kërkonte koalicion të opozitës.
Kush e mban përgjegjësinë kryesore për këtë dështim të paparë deri tani? Dhe para së gjithash, si të dilet nga kjo situatë? Kush e meriton denimin në zgjedhjet e ardhshme dhe kush duhet të përshëndetetet me Kuvendin përgjithmonë?