62

Shkruan: Faruk Tasholli
(Satirë e perseritur)
S’di çka bahet e s’di çka hahet
A Tomorri në dysh çahet,
Kur shqiptari i hyp inatit
Don Kishot n’shpinë t’Rosinantit?!
E shalon a ia shalojnë
A n’qylyma udhët ia shtrojnë,
Mbi inat të shkojë kalur
Ka a s’ka mbi lumë kund urë?
Dhe nuk ndalet që nuk ndalet
Gropon fushat rrafshon malet,
S’di kush çon kry ma i pari
Prin inati a vetë shqiptari?!
N’shtatë krahina i ndihet troku
Përtej detesh s’i gjendet shoku,
Kur zen gjumi shqiptar-ngratin
N’shtrat me vete merr inatin!
Po i the nisu në vend ndalet
S’ia ndien hiç ky vend a kallet,
Çelë humnerat n‘pikë të ditës
Mu në Shesh të Republikës!
