Home » Kur poetja flet me malin dhe fushen

Kur poetja flet me malin dhe fushen

nga World Ks

T’u ba kuvend me malin, se di pse ja mush mendja se diçka nuk shkon me mua, po më mundon në këtë ditë dielli në fund tetori. Ndoshta e ndiente që diçka më bren nga brenda.

Për me ja hup gurin larg ia nisa filozofisë së madhe.

-I thash nigjo mal: Nji gabim mund të bahet padashje, si nji aksident apo jo?

Rrenat e sulmet e përsërituna me ritualin e hanës dhe sjelljet mashtruese nuk janë aksidentale.

Njerëzit i bajnë me qellim dhe vetëdije të plotë.

Ka njerëz se të sulmojnë se nuk ke kohë me ju kthye përgjigje, kujtojnë se jua ke borxh dhe pse nuk na njohin.

Ka njerëz që shpifin se kujtojnë se me mashtrime do na bëjnë gjamen.

Ka njerëz që fshehen pas tastier dhe shpërndajnë helm, vner, se kujtojnë se jua kemi borxh frymën.

Ka njerëz që na rrahin shpatullat për me pa ku munden me ngul thiken e pabesisë ma mirë e ma…

Nëse haseni çdo ditë me sjellje të tilla sistematikisht dhe me nji ‘apologji’ ju tërhiqeni dhe qëndroni në marrëdhënie me këta soj “gjinsh frymor”, dhe nuk reagoni, nuk jua ktheni, nuk jua përplasni surratit, ju jeni ba bashkëfajtor.

Mos u mshef mas gishtit tuj,mos e mashtro veten, se këtu lahen këto mëkate…

S’ka ma rand se me rrejt njiri vedin në ditën e sodit.

-A e dini si ma ktheu mali?

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment