24
ZOJË AS BURRË
Tue marrë turr, s‘bâhesh burrë,
K‘shtu burrninë veç sa e tkurrë!
S‘bâhesh zoj‘, tue blue me gojë,
Është krekosje e pa nevojë!
Vlerë e nder, âsht fisniknia,
Therrë në derë âsht koprracia!
Zoj‘ as burrë, s‘bâhesh kurrë
Tue i marrë, hiles turr!
Mbaje veten, se vetja t‘mbanë
Kur ecë mesit, i ke dy anë!
Sa herë méndja t‘merr dallash
Budallakinë e matë me pash!
Bardh me pa, duhet hapun sytë,
Méndja e lehtë, ta rânon krytë!
Epo, zojë as burrë, jo bash kurrë,
Tue e luejt hilen me turr!
…
Mentor Thaqi
23-24 gusht 2025