Home » Kryeministri Albin Kurti peruron vendosjen e gurthemelit të qerdhe së re në Roganë.

Kryeministri Albin Kurti peruron vendosjen e gurthemelit të qerdhe së re në Roganë.

nga World Ks

Pas vendosjes së gurthemelit të çerdhes së re në Roganë, vazhduam për vizitë në një projekt tjetër të rëndësishëm në Komunën e Kamenicës i cili ka filluar punimet në nëntor të vitit të kaluar: Stadiumi i parë i Atletikës në vend.

Po investojmë vazhdimisht në ngritjen e infrastrukturës së posaçme sportive në vend. Vlera e projektit të ndërtimit të Stadiumit të Atletikës është 3,5 milionë euro, me një afat realizimi prej 36 muajsh. Punimet po ecin drejt e mbarë si synimi i qeverisjes sonë për sportin e atletët, e me ritëm të shpejtë ashtu siç është dhe atletika vetë.

Për një stadium sipas standardeve ndërkombëtare, sipërfaqja ndërtimore e projektit është prej 870 metra katrorë, me 8 shtigje për vrapim prej 400 metrash, shteg ndihmës prej 100 metrash jashtë fushës së atletikës e me mbi 1000 ulëse, gjersa do të ketë dhe hapësirën e përshtatshme të parkingut prej 2908 metrash katrorë.

Investimet në infrastrukturën sportive do të vazhdojnë me qeverisjen tonë. Për sportin, për atletikën, për stadiumin që e meriton Kamenica dhe i gjithë vendi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment