Shkruan Halil Geci në faqen e tijë në fcb
Shqiptarët ndodhen në një moment kritik historik, ku përçarjet brenda dhe rreziku nga jashtë po kërcënojnë unitetin dhe çështjen shqiptare.
Sot, shqiptarët ndodhemi përballë një momenti të rëndësishëm dhe kritik në historinë e kombit tonë.
Jo vetëm për shkak të rrezikut të jashtëm, i cili ekziston dhe është gjithnjë e më i dukshëm, sidomos me rritjen e aktivitetit të Serbisë dhe Rusisë, por edhe për shkak të krizës brendshme politike që po e ndan vendin. Opozita, në vend që të bashkohet me votën fituese të dalë nga dëshira e popullit, ka hyrë në një rrugë të përbashkët me Listën Serbe, Beogradin, Mosken dhe Edi Ramën.
Tirana zyrtare dhe opozita kanë shpallur luftë ndaj liderit të Kosovës, Albin Kurtit.
Për fat të keq, ata kanë bashkuar zërin dhe janë armatosur për të përmbysur vullnetin e popullit dhe votën e tij shumicë. Kjo është një situatë e rrezikshme, që ka si pasojë ndarjen e mëtejshme të shqiptarëve, të cilët janë të ndarë dhe të copëtuar mes vete. Vetëm se ende nuk kemi arritur deri aty sa ta presim me sopatën njëri-tjetrin.
Për shkak të këtyre fërkimeve dhe përçarjeve, çështja shqiptare është harruar.
Në mes të këtij kaosi, po mbizotëron një heshtje e rrezikshme, një heshtje që po varros zërin e vërtetë të çështjes shqiptare dhe po e bërrylos atë në mjedisin politik ndërkombëtar dhe kombëtar.
Koha është për t’u bashkuar dhe për të rimarrë kontrollin mbi fatin tonë si komb.
Çështja shqiptare nuk mund të vazhdojë të mbetet e nënvlerësuar dhe e margjinalizuar. Nëse nuk e zgjojmë dhe veprojmë tani, pasojat për të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës mund të jenë të rënda dhe të pazgjidhshme.
