Nga Kimete Berisha
1. Disa gazetarë i kanë akuzuar pjesëmarrëset në koncertin e Armend Rexhepagiqit, se pse ato kanë shkuar në koncert dhe janë prezantuar si ‘qytetare’, kur ato janë ‘katundare’!
– Ata janë acaruar me vajzat dhe gratë se pse ato lejojnë që ‘Gazi’ të dëgjohet 3 milionë herë në YouTube e Armendi veç
– Fjala është për atë Gazi-n, i cili është autor i vargut të njohur: ‘Mos e bën veten pejone, se mirë po shihesh që je katunare’!.
– Pyetja e vetme që gazetarët meshkuj do të duhej të bënin në këtë çështje është:
– Pse në atë koncert 99.9 për qind kanë qenë femra!
– Me çka Armend Rexhepagiqi i tërheq vetëm femrat?!
Bruno Mars nuk është!
Ed Sheeran, a është?
– Sepse, Armend Rexhepagiqi këndon balada romantike të dashurisë, me të cilat shkrihen vajzat.
– I kanë lënduar pa të drejtë…se…Sikur vajzat të kishin aktruar që u pëlqen Armend Rexhepagiqi, pa u pëlqyer, nuk do t’i kishin ditur përmendësh të gjitha këngët e tij, se ato nuk mësohen si vjersha, aty-për aty, pasi të bie zilja.
– Vajzat e gratë që kanë shkuar në koncert janë ofenduar nga snobistët, pseudointelektualët, oportunistët servilë, gazetarët që nuk dinë të shkruajnë një shkrim diskursiv dhe arrivistët…si dhe ata që e urrejnë secilin që shkëlqen!
2. Unë nuk kam qenë në koncert, sepse s’më pëlqen ‘vuajtja e dashurisë që nuk pushon kurrë’, si në këngët e bukura të Armend Rexhepagiqit, që megjithatë nuk janë tregime me fillim dhe fund.
– Më shumë janë ‘shpallje’ dhe fjalë pa ritëm dhe pa lidhje logjike dhe romantike brenda strofave.
– Janë kërcime nga një disponim në tjetrin, por që pikojnë gjak sepse ‘dashnorët’ kurrë nuk bëhen bashkë…prandaj i tërheqin femrat…
– Më pëlqen romantika pak më e egër,…jo flijimi romantik…por unë jam kapitaliste….emocionalisht, neveritem nga dramat romantike…që i preferoj të jenë komike, sepse janë…
3. Pyetja e dytë që duhet të bëjnë gazetarët meshkuj (të këqij), do të duhej të ishte:
– ‘Pse kaq pak, katërmijë
veta në koncertin e Armend Rexhepagiqit…’,
dhe pse organizimi ishte aq i dobët, tre kamarierë u kanë shërbyer katërmijë vetave, që kanë pritur derisa është kryer koncerti për ta marrë pijen që e kanë paguar!
– Dhe çmimi i lartë i pijeve, do të duhej të ishte pyetja kryesore e gazetarëve!
4. Unë mendoj se njerëzit duhet të kënaqen, me çfarëdo muzike që duan!
– Muzika e gëzuar dhe triumfaliste nuk të bën ‘katundar’, ashtu siç muzika e përvuajtur dhe lirike nuk të bën ‘qytetar’.
– Kryesore, kënaqu ti para se të kryhet koncerti…dhe para se të kryhen tjerat ngjarje pas tij….
5. Dhe mos i përfill ata që predikojnë moral dhe modesti…
– Unë, tek pasi i kam lexuar mësimet e Osho-s për modestinë dhe kundër posedimit të pasurisë, disa libra të
tij me qindra faqe…
e kam kuptuar se Osho për vete i kish pasur 93 Rolls – Royce.
– Pra, jam ndjerë e mashtruar nga Ai, sepse jam mashtruar!
6. Derisa debati i urrejtjes për muzikë dhe për ndarjen e kënaqësisë në baza të përkatësisë ‘katundare’ vazhdon,
Faton Peci ka thënë se Plisi duhet të lahet rregullisht dhe ta ruaj ngjyrën e bardhë, ndërsa Liria ka rrënjë prej Lisi.
– Pas kësaj fjalie e kam paguar njëfarë divi t’ia nxjerr rrënjët një Lisi që është i imi në njëfarë katundi…
për të provuar se Liria mund të nxjerret me rrënjë.
– Eh…për këtë Fatonin mund të thuhet se është mashkull ‘katunar’, prandaj nuk ka shkuar as në koncertin e Armendit…
7. Me rrënjë ia ka ‘nxjerrur bishtin’ edhe Fatmir Limaj, i cili si ‘kockar’ me përvojë, ia ka gjetur ditën dhe e ka pritur momentin e fundit që ta kushtëzojë Albin Kurtin me pozitën e kryetarit të Kuvendit!
-S’merr bojë…
Por, kjo ‘marrëveshje’ mes tyre nuk do të ndodh…
sepse Merkuri (planeti i komunikimit është duke ecur me shpinë, prapa, dhe do të vazhdojë të sillet mbrapshtë deri më 11 gusht…
që do të thotë se kërrsh do të bëhemi deri atëherë)!
– Fatmir Limaj u ofrua për ta shpëtuar Kuvendin nga kaosi, e përfundoi duke kërkuar të bëhet Kryetar i kaosit!
Palidhje.
8. Shkaku i disa ndjekësve të Davidit, përkohësisht i mbylla komentet…. për të
reflektuar…
– Ata thoshin se Davidi është ‘dikushi’…unë e dija shumë mirë që është kurrkushi…
– Por megjithatë jam e vetëdijshme…se falë tij sot kemi TikTok!
– Si ata gjakovarët komunistë që gënjejnë se sikur mos të ishte Fadil Hoxha Tivari, s’do të flisnim shqip, thuajse ai ka qenë gjuhëtar, e jo tradhtar!
P.S. ‘Njërin e varrosa, me tjetrin u martova, asnjërin s’e fala’!
– Frymëzuar nga Jesusi: ‘Fal, nëse do të jesh i falur’!