Në Kodrën e Trimave nuk ka munguar asnjëherë vullneti i banorëve; ka munguar drejtësia urbane, planifikimi komunal që respekton pronën, njeriun dhe dinjitetin, investimet kapitale të merituara për një lagje që ka kontribuar shumë më shumë sesa që ka marrë.
Me Hajrulla Çekun kryetar, Kodra e Trimave do të jetë krenari për të kaluarën dhe model për të ardhmen sepse do të sigurojmë:
Transformim të tërësishëm të lagjes përmes ndërtimit të lartë;
Çerdhe të reja publike;
Zgjidhje të plotë, të drejtë dhe transparente të çështjes së pronave;
Zgjidhje përfundimtare për furnizimin e pandërprerë me ujë të pijes;
Rrugë të sigurta me ndriçim publik, trotuare të reja, kufizim shpejtësie dhe kalime për këmbësorë;
Parqe, kënde lojërash dhe hapësira gjelbëruese;
Menaxhimi efikas i mbeturinave dhe mirëmbajtje e pastërtisë;
Rehabilitim të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik.






