104
Një fjalë e ëmbël, e thënë me zjarr,
shton ndjesi, emocion të rrallë.
Nga një shikim fillon magjia,
zemra rëmbehet, zbarkon dashuria.
Si kapitull libri hapet me varg,
ndjenja rriten, zhvillohen gjatë.
Ngjyra të arta e zbukurojnë,
një buzëqeshje shpirtin e lumturon.
Si rrjedhë lumi që s’ndalet kurrë,
zemra e dashuruar përjeton më bukur.
Dashuria është një udhëtim pa kthim,
një fjalë e thënë, një prekje, një shikim.
Në zemër mbetet si këngë e pambaruar,
kodi i saj jeton, kurrë nuk shuhet, veç përtërirë dashuruar.
Adifete Shiti ©
Shtator,2025
Dardani