Home » KOALICIONI I TRADHTISË – PËRPJEKJA E FUNDIT E OPOZITËS PËR TË SHITUR DARDANINË

KOALICIONI I TRADHTISË – PËRPJEKJA E FUNDIT E OPOZITËS PËR TË SHITUR DARDANINË

nga World Ks

Shkruan Halil Geci

Pazaret politike nuk do të kalojnë mbi vullnetin e popullit

Opozita e përçarë dhe e diskredituar, e përbërë nga PDK, LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet, po përpiqet të bashkohet nën një qëllim të vetëm: të mbrojnë dhe të vazhdojnë marrëveshjet kobëzeza që vetë i kanë nënshkruar dhe ratifikuar në Parlament. Këto marrëveshje nuk kanë pasur kurrë interesin e Dardanisë, por vetëm interesin e tyre personal dhe të padronëve të tyre.

Por pavarësisht planeve të tyre, ata nuk do ta kenë më kurrë votën e popullit të Dardanisë! Jo vetëm që nuk do ta prekin pushtetin, por këtë herë e kanë të pamundur të realizojnë tradhtitë e tyre të dikurshme.

Arsyeja është e thjeshtë:

Nëse këta zuzarë tentojnë ta çojnë deri në fund këtë skenar të turpshëm, Dardania do të tronditet nga protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë. Ata nuk do të kenë më vend në këtë tokë – rruga e tyre do të jetë vetëm drejt Serbisë, ku mund të jetojnë si shërbëtorë të padronëve të tyre të vjetër.

Koha e maskaradave politike po mbaron!

Këta tradhtarë kanë një mundësi të vetme: të bashkohen në një koalicion deri në vitin e ardhshëm, kur të vijë momenti për zgjedhjen e presidentit. Ata duan të eliminojnë Vetëvendosjen dhe të rikthejnë sundimin e tyre të errët. Por pas një viti, e dinë shumë mirë se çfarë i pret në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Populli nuk do t’i falë më! Nuk ka më det as oqean që mund t’i lajë këta zagarë nga tradhtia që i kanë bërë Dardanisë!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment