Home » Kimete Berisha : Dialog mes gjenive

Kimete Berisha : Dialog mes gjenive

nga World Ks

Dialog mes gjenive

(Lokacioni: Pazari i Mitrovicës, ca ditë para Krishtit.)

– Filozofja e paepur, Kim:

Nga sa po shkon pasuli, Platon?

– Platoni:

“Falas për ata që s’e kanë luksin të duken bukur.”

– Platoni:

“Po ti pse shtiresh e varfër?”

– Filozofja e paepur, Kim:

Për Like falas.

P.S.

Nëse, rastësisht, s’të pëlqen ky P.S.:

“Mendimi tavan kushton një kilogram filozofi.”

Ja edhe një version tjetër:

Platoni, sot, do ta kishte një kioskë përballë ish “Jugobankës”, ku do t’i shiste falas mendimet e Sokratit.

S’do t’ia blinte askush – sepse mendtë nuk blihen.

Shiten.

AUTOKRITIKË

Po hetohesh që… s’je aq e varfër sa po sillesh.

Dhe që ndryshe shkruan – ndryshe flet.

Mashtruese… bash si amerikanët.

VËMENDJE E SHTUAR

Sqarim për inspektorët e moralit:

shishja s’është e imja.

Pasha besën.

Besom.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment