Adifete Shiti
Kështjella e lumturisë
Do të gëzoj shumë shpirtra,
po aq sa jam e gëzuar dhe vet.
Do të mbjell fara dashurie,
Do të udhëtoj mbi kodra e male,
sikur Zanë mali duke fluturuar.
Do të bëhem sirenë e detit,
që të valëvitem nëpër detra e oqeane
duke kërkuar shpirtra të bukur.
Do të shëtis nëpër livadhe,
ku lulet më thërrasin me aromën e tyre.
Do të këndoj me zogjtë e mëngjesit,
që të zgjoj botën me melodi dashurie.
Do të ndez dritë në errësirë,
që shpirtrat e humbur të gjejnë rrugën.
Do të bëhem këngë në buzë fëmijësh,
që çdo lot të kthehet në buzëqeshje.
Do të ndërtoj kështjella nga rrezet e diellit,
ku dhimbja nuk guxon të hyjë.
Në çdo mur do të gdhend fjalën dashuri,
që zemrat të gjejnë paqe e ngrohtësi.
Dhe kur të shoh se lumturia lulëzon,
atëherë shpirti im do të pushojë i qetë,
sepse kështjella ime do të jetojë
në zemrat e atyre që besuan në dritë.
Do të bëhem rreze hëne në mbrëmje,
të ledhatoj shpirtrat që kanë mall.
Do të bëhem yll në qiellin e natës,
të ndriçoj ata që enden në errësirë.
Dhe kështu, kështjella e lumturisë
do të hapë portat për çdo zemër,
që kërkon paqe, dashuri dhe gëzim
në udhëtimin e vet.
Adifete Shiti ©
Shtator,2025
Dardani
Një Pendë në Dorë
Një shpirt i etur kërkon pak dashuri,
Një zemër e vetmuar kërkon pak përqafim.
Një lot i heshtur kërkon pak ngushëllim,
Një trup i ftohur kërkon pak ngrohtësi.
Një zë i humbur kërkon shoqërim,
Një fytyrë e zbehur kërkon pak nur.
Një ambient i zymtë kërkon pak dritë,
Një buzëqeshje e venitur kërkon pak lumturi.
Një shikim i vrazhdë kërkon pak siguri,
Një agim i ri kërkon pak shpresë.
Një zemër e thyer kërkon pak besim,
Një shpirt i lodhur kërkon pak prehje.
Një ëndërr e humbur kërkon pak dritim,
Një udhë e gjatë kërkon një dritëhije.
Një shpirt i plagosur kërkon liri,
Një njeri i vetëm kërkon dashuri.
Një pendë në dorë kërkon pak vargje,
Që të shkruajë jetën, me dritë dhe hijesime.
Adifete Shiti ©
Shtator,2025
Dardani