43
Keqedukimi dhe manipulimi i të rinjve:
Një shtetas i Austrisë me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, i moshës vetëm 18-vjeçare, është arrestuar në Austri. Ai dyshohet se ka planifikuar të kryejë sulm terrorist, njoftojnë mediat austriake.
Hetimi është hapur pas marrjes së informacioneve nga shërbimet jashtë shtetit.
Ky i ri nëpërmjet internetit në mënyrë aktive ka kërkuar të dhëna për përpunimin e bombave dhe për skenarë të mundshëm të sulmit. Sipas policisë, i riu me prejardhje nga Maqedonia e Veriut konsiderohet si përkrahës i organizatës islamike terroriste – ISIS-it.
I dyshuari është transferuar ndërkohë në njësitin e paraburgimit në Leoben. Hetimet vazhdojnë ende, por deri tani nuk ka detaje të tjera nga procedura.