Home » Kah po i din Xhavit Haliti kto të gjitha ku i mori informacionet a ka argumente apo deklarata boshe

Kah po i din Xhavit Haliti kto të gjitha ku i mori informacionet a ka argumente apo deklarata boshe

nga World Ks

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në studion e emisionit “Info Nata” në Tëvë1 ka deklaruar se sulmin terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut e ka organizuar dhe urdhëruar kryeterroristi Millan Radoiçiq.

Haliti deklaroi se Radoiçiq në natën kritike të 29 nëntorit kur ndodhi sulmi terrorist gjatë tërë ditës nga Kopaoniku “ka qenë me telefon në vesh” duke e komanduar organizimin e sulmit. Do të ishte shumë mirë nëse këto detaje sqarohen, sepse Radoiçiq është në Serbi, i kapshëm për Vuçiqin, që ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim të plotë në këtë rast.

Haliti ka dhënë edhe disa detaje të reja rreth eksplozivit që dëmtoi kanalin e Ibër Lepencit, duke dëmtuar infrastrukturën kritike.

“Eksplozivi ka qenë plastik, prodhim serb, fitili ka qenë plastik që nuk depërton në ujë në atë, prodhim serb. Fitili ka qenë 25-30 metra i gjatë se kur është ndezë me pas hapësirë kohore për me ikë ata nga vendi i ngjarjes…”.

Sipas tij: “Në krye të këtij aksionit ka qenë Radoiçiqi. Tërë ditën, pak para shpërthimit dhe pas shpërthimit ka qenë në Kopaonik me telefon në vesh.

Nuk flas pa informacione. Ata që po rrehin gjoks në veri, pas kësaj ngjarje duhet me jep llogari. Është sulm i planifikuar nga profesionistë, është akt tepër i rëndë… kam informacione që ndërkombëtarët janë duke e hulumtuar shumë”, deklaroi Haliti.

Hajde zoti Haliti, jepi të gjitha informacionet menjëherë, ndërsa Kosova të njoftojë të gjitha forcat relevante për këtë! Nga Vuçiqi duhet të kërkohet që pastaj të veprojë menjëherë. Shpresoj se nuk janë fjalë pa argumente!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment