15
Dalinë Arifi
Isha e dehur
Nuk u deha nga një gotë konjak,
As nga aromat e trëndafilta të verës,
Por u deha nga shikimi yt,
Nga ledhatimet, prekjet e tua.
Isha e dehur nga buzët —
Ato buzë që prekën lëkurën time…
Drithërimat e trupit- ofshamë malesh,
Ah, malli! I etur për puthjet e tua.
Në ndjesinë e ndezur të trupave,
Duke bërë dashuri — edhe hëna na kishte zili.
Isha e dehur, jo nga vera,
Por nga “proteina” e puthjes tënde.