I dashur Salih,
Me emocion të madh e lexova shkrimin tënd për takimin tonë në Prevallë. Fjalët e tua janë një dhuratë e çmuar për mua dhe për Eminën, sepse aty pasqyrohet jo vetëm gëzimi i një dite të veçantë, por edhe miqësia e sinqertë që na ka shoqëruar ndër vite.
Salih, të falënderoj që, së bashku me bashkëshorten dhe me mikun tim të çmuar, Rexhep Elezin, na vizituat. Po ashtu faleminderit edhe Naim Gashit me bashkëshorten që na u bashkuan në atë ndejë të veçantë, të cilën do ta ruaj gjatë si kujtim të çmuar.
Vlerësimi yt për kontributin tim është nder i madh. Të falënderoj nga zemra që me penën tënde i dhe këtij takimi peshën e një kujtese që do të mbetet gjatë. Shkrimi yt e dëshmon edhe një herë se miqësia e vërtetë nuk e njeh kohën, por e njeh respektin dhe përjetimin.
Me mirënjohje e respekt,
Hafiz Gagica