27
Shkruan: Dalinë Arifi
Një grua e fuqishme bëhet mburojë e asaj që s’i ka mbetur forcë të mbijetojë, një grua e fuqishme bëhet mburojë e asaj që ka humbur shpresat, një grua e fuqishme është mburojë e asaj që e diskriminuan, ia vranë të drejtat.
Një grua e fuqishme bëhet mburojë e një gruaje që e përdhunuan, ia shkatërruan jetën.
Një grua e fuqishme nuk ia hap plagët tjetrës, por i shëron ato me kujdes e dashuri.
Një grua e fuqishme e ndihmon atë të ndërtojë një jetë të re, bëhet krah për të.
Dalinë Arifi
