Home » Fustani i nënës

Fustani i nënës

nga World Ks

Fustani i nënës

Ma dha fustanin nëna për ta veshur.

Ishte i rëndë, shumë i rëndë!

Nga pesha e vuajtjeve të saj

S’munda ta mbaja më.

Fort më dhembi zemra dhe nisa të thinjem para kohe.

S’kisha veshur kurrë fustan më të bukur se të nënës.

Nuk ishte prej gurësh të çmuar apo diamanti,

Por prej barrës, halleve e viteve,

Që e kishin kërrusur në pleqëri dhe ia kishin marrë forcën, ngadalë…

Ama, ama thellë-thellë – ishte fustani i nënës.

Eh, nëna paska kaluar kohët më të vështira!

Paska sakrifikuar për të na rritur,

E ne prapë s’i dimë hallet e saj.

Fort m’i rëndoi supet fustani i nënës –

Dhe ende ia ndjej peshën…

Edhe pse nuk e kam më veshur.

Nëna e mbante atë fustan veshur –

E prapëseprapë ka mundur të buzëqeshë…

Dalinë Arifi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment