Me Faton Pecin në krye të Mitrovicës së jugut, i gjithë veriu do të frymojë ndryshe. Mitrovicës si vatër e dijes, kulturës, arsimit e sportit, i duhet Faton Peci si kryetar i qytetit. Mitrovicës i duhet kthyer dinjiteti edhe në nivel lokal, e kjo bëhet e mundur me ministrin më të mirë ndonjëherë të Bujqësisë që e ka pasur Kosova.
Mitrovica ende sot, e ka veç një çerdhe. Ky qytet meriton më shumë. Me Fatonin do të ketë depolitizim të sistemit arsimor në nivelin lokal, renovim të shkollave e kushte të përshtatshme, më shumë çerdhe, riorganizim të nivelit të mësimnxënies, lidhje të shkollës me komunitetin e tregun e punës dhe investime në digjitalizim. Ashtu siç në qeverisjen qendrore arsimi është prioritet kombëtar, edhe për Fatonin, arsimi do të jetë prioritet për Mitrovicën.