Home » Emmy Krosi, “TAEDIUM VITAE – koha tepricë e vetes”, poema, botoi Shtëpia Botuese “KLUBI I POEZISË – Tiranë”, Tiranë 2023, faqe 130. ISBN 9 789928 337481

Emmy Krosi, “TAEDIUM VITAE – koha tepricë e vetes”, poema, botoi Shtëpia Botuese “KLUBI I POEZISË – Tiranë”, Tiranë 2023, faqe 130. ISBN 9 789928 337481

nga World Ks

Emmy Krosi, “TAEDIUM VITAE – koha tepricë e vetes”, poema, botoi Shtëpia Botuese “KLUBI I POEZISË – Tiranë”, Tiranë 2023, faqe 130. ISBN 9 789928 337481

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Emmy Krosi, shkrimtare, studiuese letrare dhe poeteshë, me librin “TAEDIUM VITAE – koha tepricë e vetes”, shënon një hap seriozë në fushën e poezisë duke sjell një vepër e llojit të veçantë, ndër më të veçantit që për vete kam lexuar në letërsinë shqipe. Me mitologji greke e të lindjes, me figura biblike, me shprehje liturgjiake, personazhe nga etnosi dhe epika shqiptare, personazhe të shumta nga letërsia, filmat, nga topika e historisë botërore, vende e ngjarje qoftë nga filmat e gjiftë nga universie e bëjnë veprën të kompletuar e cila sfidon secilin studues i cili njohjet e tija i ka të orientuar brenda një tematike a fushe përkatëse. Kuptimi i këtyre poemave kërkon njohje të shkëlqyer të gjuhësisë shqipe dhe të njohjes në thellësi nga fusha e fonteikës, morfologjisë, sintaksës dhe shtresëzimet tjera gramatikore dhe leksikore. Leximi dhe kuptimi i këtyre poemave, nuk mjaftojnë njohurit e njohjes së shkronjave dhe leximit shkronjë për shkronjë: Poemat janë përplot simbolika të veçanta e të rralla, pastaj në një lexim më të kujdesshëm dallohen edhe figurat letrare e stilistike të cilat Emmy Krosi i ka futur në funksion të vargut poetik(…)

***

Poema e parë, “TANI ËSHTË KURRKUNDI, PËR TY SOLOMON!”, e ndarë në 20 nokturne dhe në 8 ndarje me pyetje sugjestive, por si tërësi është sëndertuar si një “Kontradiktë midis pamundësisë së qenësishme dhe absolutes së saj”, (Johann Wolfgang von Goethe), e cila në vetvete ngërthen tipare nga psikoanaliza e Karl Gustav Jung, sidomos kur bëhet fjalë për “Ego” karkteret e individit, kur kemi të bëjmë me moralin e çburrëruar, neverinë, marrëzinë, çmerinë, depresionin, tradhtinë dhe pabesinë. Poetesha është “ulur në urën e vjetër/ erëkalbësirë,/ për të peshkuar”, (faqe 7). Ndërsa strukturën e ndërtimit duket si një masë “e qullët e jetës/ në lumin e pisët/ me plastikë barërat palosen”, (poa aty, faqe 7), duke e rikthyer vargun nga lashtësia në të tashmën e ndotur nga borllogu i hudhur nëpër lumenj, “ku peshqit shqyejnë Unin tim,/ në zgjedhoren e parë të foljes mëngjesore…”, (faqe 08), kurse “lypsarët dhe lesbiket,/ përqafojnë vetvetn në kupolat e plehrave/ erëkalbur”, (faqe 10), në kohën kur dihet se “uji, (është) një element i lëngët”, i cili rrjedh furishëm.

Te kjo poemë, nëndarja e shtatë përbëhet vetëm nga dy rreshta, dhe si e tillë qëndron bukur, dhe ka mesazhin e vet brenda saj.

NË NOKTURNIN E SHTATË

eci gjithmonë mëngjeseve me mjegull

por gjurmët i lë vetëm pas…

Faqe 15.

Se poetesha ka Unin e saj, s’ka dyshim ajo shprehet se “nuk mund ta hedh veten/ nëpër thashethemet e fun(d)ditës,/ nga mësimet që ndodhin nesër…”, (faqe 25). Në ndarjet e veçantë me pyetjen sugjestive “A MUND TË FLASIM?”, ajo shkruan: “kur dimri të thinjet,/ mos e lër vetëm muzgun e përkuqur,/ që prek ndjenjën,/ mbi një vetullhënë,/ i madhërishëm qielli,/ kur mbyll sytë…”, (faqe 33).

Poema “Tani është kurrkundi, për ty Solomon!”, i përngjan edhe “Komedisë hyjnore”, të Dante Aligerit si dhe veprave të Homerit, “Iliadës dhe Odiseut”, por nuk përjashtohet mundësia edhe me veprat e ndonjë filzofi të lashtë grek a romak! Sido qoftë shtrirja e lëndes deri në antikitet e bënë poeteshën Emmy Krosi të paarritshme, një poeteshë që ngjitet “shkallëve të diellnuara”, (faqe 9), të vlerës dhe individualitetit krijues, ndërsa për letërsin shqipe vëllimi me poema “TAEDIUM VITAE ose koha tepricë e vetes”, vepër të rrallë dhe me vlerë në shkallë kombëtare. Nga ky lexim i kujdesshëm, s’ke se si të mos i thuash poeteshës “të puthsha mendjen”, e pastaj ajo me “ditë të tëra”, le të “zhbiroj/ errsinat e mendjes” së saj, (faqe 19), pasi siç shkruan vet ajo “dashuria mendohet zakonisht/ si e pamundshme të përkufizohet”, (faqe 37).

(…)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lini një koment