Mbahet në Sheshin e qytetit të bukur të Podujevës më datën 31.10.2024 dhe 1.11.2024, nga ora 19:00.
Festivali Kombëtar Folklorik “PUSHKA E LIRISË ”, organizohet nga Drejtoria e Kulturës respektivisht drejtoresha znj. Vlora Humolli- Jashanica dhe drejtohet nga z. Shefki Salihu- drejtor Artistik
Ka për synim, krahas ruatjes, kultivimit dhe promovimit të vlerave më sublime të kulturës së popullit shqiptarë edhe ndritjen e Figurave kombëtare.
Ai do ngërthen në vete këngët folklorike, vallet tradicionale dhe koreografike, ritet, zakonet, lojërat popullore dhe kostumet tradicionale.
Me këtë mendojmë se nga aspekti kulturor janë përfshirë diciplinat kryesore të trashëgimisë sonë jomateriale.
Festivali Kombëtar Folklorik “PUSHKA E LIRISË ”, mbledhë në aktivitet individ, grupe, ansamble dhe shoqëri kulturo artistike nga të gjitha anët e trojeve ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Me këtë edhe me të drejtë gëzon statusin e një Festivali Kombëtar.
Bartësit e këtij Projekti, janë kujdesur që ky Festival të sjell risi për çdo Edicion, të sjell anëtar profesional dhe kredibil të Jurisë, të organizoj Edicionet në mënyrë të shkëlqyer përmes Këshillit organizativ dhe atij Artistik etj.
Me nderime