92
KU RRI AJO
Si një poet i vjetër
Bredh matan qytetit
Shkoj tek ato…
Ku ajo rri
Mjegullnajë dimrash
Ku nuk e ngri
Ulem buzë Lumëbardhit
E pres.. e pres…
T’vij okolla sabahit
Melodia e parë taka e saj
Si troket kubëzave qytetit
Madam femër, rrëmben zemra mbretërish
Si ajo nuk kanë pa sytë e mi
Më shkriu zemrën ai shikim
Si një poet pa fjalë kam mbet
Në varg fsheha atë moment
Rrugë më rrugë u bëra lypsar
Edhe kafeja m’duket
Merr shijen e buzëve t’saj
Nga libri: “GRUA RREZE NË ERRËSIRË”- Dalinë Arifi